Krijo përmbajtje. Mblidh shikime. Fito para.

Tutoro është aplikacioni ku mëson anglisht me ndihmën e AI. Xhiro video ose monto klipe për të promovuar Tutoro dhe fito nga shikimet dhe nga çdo abonent me pagesë që sjell.

Apliko

Shiko si funksionon

Sa mund të fitosh

Sa mund të fitosh?

Sa video poston në javë

Mesatarja e shikimeve për video

në të gjitha platformat ku poston

Ku i poston videot

Fiton njësoj për shikimet, kudo që ta postosh videon. Platforma ndryshon vetëm mënyrën si i ndjekim shikimet, jo shumën që merr.

I ndjekim ne për ty

Linkun e vendos vetë

Të ardhurat e përafërta mujore

Kjo është një llogaritje e përafërt, jo fitim i garantuar. Që videoja të fillojë të të sjellë të ardhura, duhet të kalojë 3,000 shikime dhe një moderator duhet ta kontrollojë e ta miratojë.

Apliko

Bronze

Silver

Gold

Platin

Diamond

YouTube

TikTok

Instagram

Facebook

Ke pak ndjekës? S’ka problem.

S’ka rëndësi sa ndjekës ke dhe s’ke pse të kalosh ndonjë provë. Xhiro video, monto klipe ose thjesht shpërnda linkun tënd të referimit. Fito në mënyrën që të përshtatet.

  • Krijues përmbajtjeje

    Xhiro videot e tua, përshtati trendet e njohura me stilin tënd dhe përfshije Tutoro natyrshëm në përmbajtje.

  • Montazhier

    Gjej video të njohura dhe ide që tërheqin vëmendjen, montoji sipas stilit tënd dhe shto klipe me Tutoro nga biblioteka jonë.

  • Partner

    Shpërndaje linkun ose kodin tënd kudo ku ke ndjekës dhe fito për çdo person që merr një abonim me pagesë përmes teje.

Don't waste opportunity

Apliko

SI FUNKSIONON

Nis të fitosh para me katër hapa të thjeshtë

Bashkohu falas, zgjidh si do ta promovosh Tutoro dhe fito nga përmbajtja jote ose nga personat që fton.

  • Regjistrohu dhe merr kodin tënd të referimit

    Regjistrohu falas dhe merr kodin tënd unik, bashkë me qasjen në panelin tënd si krijues përmbajtjeje dhe në bibliotekën e materialeve.

  • Zgjidh si dëshiron ta promovosh Tutoro

    Xhiro videot e tua, monto klipe të njohura me materiale nga biblioteka jonë ose thjesht shpërnda linkun a kodin tënd të referimit.

  • Posto, promovo dhe ndiq sa po fiton

    Përmend Tutoro në përshkrimin e videos sipas kërkesave dhe shpërnda kodin tënd të referimit. Në panelin tënd, ndiq shikimet që llogariten për pagesë, përdoruesit që ke sjellë dhe fitimet.

  • Merr pagesën

    Ndiq fitimet e tua dhe kërko pagesën drejtpërdrejt në PayPal, Wise ose në llogarinë tënde bankare.

Gjithçka që të duhet për të nisur të fitosh para

Ke materiale gati për përdorim, tarifa të qarta pagese dhe panelin tënd personal. Sa më të mira rezultatet e tua, aq më të mëdha shpërblimet.

  • Fito para nga shikimet dhe referimet.

    Fito për çdo 1,000 shikime që plotësojnë kushtet, si edhe bonuse për çdo person që fton dhe që abonohet me pagesë. Ndiq fitimet dhe tërhiq paratë përmes PayPal, Wise ose transfertës bankare.

  • Gjithçka që të duhet për të krijuar video.

    Gjej ide për hyrje që tërheqin vëmendjen, regjistrime të ekranit të aplikacionit, klipe të gatshme dhe skenarë. Krijo video më shpejt, pa pasur nevojë të xhirosh gjithçka vetë.

  • Të gjitha rezultatet e tua në një vend.

    Ndiq shikimet, personat që ke ftuar dhe të ardhurat në panelin tënd personal. Shih menjëherë çfarë po jep rezultat dhe sa po fiton.

  • Sa më shumë arrin, aq më shumë fiton.

    Ngjitu në ligat më të larta dhe fito më shumë për të njëjtat rezultate. Sa më lart të arrish, aq më shumë mund të fitosh.

Vendin në ligë duhet ta fitosh çdo muaj: arrij numrin e kërkuar të abonimeve dhe qëndron në atë ligë për gjithë muajin pasardhës. Muaji i parë shërben vetëm për të përcaktuar ku do të renditesh, ndaj mund të ngjitesh, por nuk mund të zbresësh.

APLIKACIONI

Njihu me aplikacionin që do të promovosh

Me Tutoro mëson anglisht përmes mësimeve të plota dhe një mësuesi personal me AI. Praktikon të folurin, dëgjimin dhe leximin, merr menjëherë këshilla për t’u përmirësuar dhe ruan motivimin me ushtrime në formë loje.

  • Një mësim i vërtetë ku ti flet

    Ti flet. Mësuesi të përgjigjet, të shpjegon dhe të jep ushtrime gjatë bisedës.

  • Ushtrohu për çdo situatë

    Provo një intervistë pune, një vizitë te mjeku apo një aventurë, ose krijo skenarin tënd.

  • Zgjidh me kë do të flasësh

    Mësues me thekse dhe karaktere të ndryshme. Zgjidh atë me të cilin ndihesh më rehat.

  • Shiko çfarë duhet të përmirësosh

    Pas çdo mësimi, shih rezultatet e tua dhe gabimet që përsërit.

  • Fjalë që nuk i harron

    Fjalët që po të dalin nga mendja i ndesh sërish në lojëra të shkurtra, derisa t’i mbash mend mirë.

  • Një rrugë e qartë, jo postime pa fund

    Me çdo mësim ecën më tej në hartë dhe, sapo përfundon një botë, hapet tjetra.

  • Kalo në nivelin tjetër. Fjalë për fjalë.

    Krijo personazhin tënd. Me çdo mësim, ai ngrihet në nivel dhe përparon nëpër liga.

Shiko si fitojnë para krijuesit e përmbajtjes me Tutoro

Shih si e promovojnë Tutoro krijuesit e tjerë të përmbajtjes, me video origjinale e montazhe plot ide. Merr frymëzim për videon tënde.

  • Marta Kowalczyk

    @martacuts

    TikTok

  • Deniz Aksoy

    @denizspeaks

    YouTube

  • Ifeoma Balogun

    @ifeomastudies

    Instagram

  • Rafael Queiroz

    @rafacorta

    TikTok

  • Hoang Minh Tu

    @tuhoclish

    YouTube

  • Sofia Marchetti

    @sofiaonmute

    Instagram

Çfarë thonë kreatorët

Pak fjalë nga ata që tashmë promovojnë Tutoro.

  • Ishte shumë e lehtë të bëhesha pjesë. U regjistrova, mora kodin tim dhe nisa të postoja po atë ditë.

  • Më pëlqen që s’ka një minimum ndjekësish. Edhe kur ke një audiencë të vogël, mund të bëhesh pjesë pa problem.

  • Në panel gjithçka është e qartë. Shoh sa kam fituar, çfarë shume kam ende në pritje dhe kur mund ta tërheq.

  • Këtu fitoj edhe nga shikimet, edhe nga abonimet. Kjo e bën shumë më interesant se një program të zakonshëm referimi.

  • Klipet e gatshme më kursejnë shumë kohë në montazh. Prapë mund t’i ndryshoj që t’i përshtaten stilit të faqes sime.

  • Program i thjeshtë dhe pagesa të mira. Do të doja vetëm të kishte më shumë materiale në bibliotekë.

  • U bëra pjesë kryesisht për kodin e partnerit, por pagesat për shikimet dolën një bonus shumë i këndshëm.

  • Ligat e bëjnë më argëtuese pjesëmarrjen. Kur shoh sa pak më duhet për nivelin tjetër, më vjen dëshira të postoj edhe më shumë.

  • Nuk kam shumë ndjekës. Kur pashë që nuk kërkohej një numër minimal, vendosa ta provoja.

  • Shumë e thjeshtë. Postoj videon, shtoj tutoro.pro dhe ndjek shikimet. Gjithçka e shoh në panelin tim.

  • Bonusi i mirëseardhjes prej $10 ishte një surprizë e këndshme. Mbi të gjitha, e kuptova menjëherë si llogariten fitimet.

  • Kryesisht montoj video të shkurtra, rrallë dal vetë para kamerës. Biblioteka me klipe të gatshme ma bën shumë të lehtë pjesëmarrjen në program.

  • Ide e mirë dhe ishte shumë e lehtë të bëhesha pjesë. Për pagesën duhet të pres pak gjatë, por të gjitha kushtet janë të qarta.

  • Sapo videot fillojnë të sjellin abonentë të rinj, bonuset për abonimet i rrisin ndjeshëm fitimet.

  • Kam provuar disa platforma me programe partneriteti, por këtu gjithçka më duket shumë më transparente. Çdo shumë që fitoj shfaqet më vete.

  • Më pëlqen sidomos që mund të nisësh edhe me pak ndjekës, pa pasur nevojë të provosh veten më parë.

  • Gjithçka ishte aq e thjeshtë sa s’më duheshin udhëzime. Hapa llogarinë dhe brenda pak minutash kisha kodin tim.

  • Kodin e vendos në bio dhe në buletinin që dërgoj me email. Kështu marr pjesë edhe kur s’kam kohë të bëj video.

  • Për mua, Tutoro veçohet sepse paguan për shikimet dhe jep bonuse për abonentët e rinj.

  • Ky program ka shumë potencial. Më pëlqen sidomos që e kam të qartë si të kaloj në ligën tjetër dhe mund të ndjek çdo pagesë me të gjitha detajet.

  • Kur nisa, kisha pak ndjekës në TikTok. Megjithatë, e ndjeva menjëherë që programi ishte edhe për krijues përmbajtjeje si unë.

  • I shoh të gjitha fitimet në një vend. E di saktë sa më ka sjellë çdo video.

  • Biblioteka më hyn shumë në punë kur më duhet të postoj shpejt. Marr një klip, e montoj dhe e publikoj.

  • Më pëlqen që e zgjedh vetë si ta promovoj Tutoro. S’kam pse ta kthej krijimin e përmbajtjes në punë me kohë të plotë.

  • Kur ngjitesh në një ligë më të lartë, ndryshimi në të ardhura ndihet vërtet. Ke një synim të qartë për të cilin ia vlen të punosh.

  • Ky program mendon vërtet për krijuesit e përmbajtjes. Hyn falas, s’ka rëndësi sa ndjekës ke dhe ke disa mënyra për të fituar.

  • Deri tani, gjithçka mirë. U bëra pjesë kryesisht për të fituar nga videot dhe e shoh shumë qartë si po ecin shikimet dhe të ardhurat.

  • Më pëlqen që e di saktësisht kur mund t’i tërheq fitimet që janë ende në pritje. Detaj i vogël, por më jep shumë më tepër besim te programi.

  • Duket që kanë menduar edhe për të tjerë, përveç influencuesve. Mund të marrin pjesë edhe montazhierët dhe partnerët e referimit. Ide e goditur.

  • Besoj se është programi më i thjeshtë për krijues përmbajtjeje që kam provuar. E nis shpejt, rregullat janë të qarta dhe ke disa mënyra për të fituar.

Ke pyetje? Këtu i ke përgjigjet

  • A duhet të kem një numër minimal ndjekësish?

    Jo. Mund të marrësh pjesë në program pavarësisht sa ndjekës ke. Vetëm videoja duhet të arrijë 3,000 shikime. Ky kusht vlen njësoj si për një llogari të sapohapur, ashtu edhe për një llogari me shumë ndjekës.

  • A duhet t’i xhiroj vetë videot?

    Zgjedh ti! Xhiro videot e tua, ndiq trendet ose monto klipe me materialet nga biblioteka jonë. Nuk ke pse të tregosh fytyrën apo të xhirosh vetë diçka.

  • A mund të fitoj para pa krijuar video?

    Patjetër! Ndaj linkun ose kodin tënd personal të referimit dhe fito sa herë që dikush vjen përmes teje dhe abonohet me pagesë në Tutoro. Abonimet do të fillojmë t’i regjistrojmë kur të dalë aplikacioni, dhe që atëherë do të nisësh të fitosh prej tyre.

  • Si mund të fitoj para?

    Fito para nga shikimet që plotësojnë kushtet sapo videoja jote të arrijë 3,000 shikime, si edhe nga çdo person që fton dhe që abonohet me pagesë. Për të fituar nga abonimet nuk të duhet një numër minimal shikimesh. Madje mund të fitosh edhe pa krijuar video. Abonimet do të fillojmë t’i regjistrojmë kur të dalë aplikacioni, dhe që atëherë do të nisësh të fitosh prej tyre.

  • Çfarë duhet të përfshij në videot e mia?

    Ruaj stilin tënd dhe krijo si të pëlqen. Shfaq Tutoro në video dhe shto tutoro.pro në përshkrim. Shto edhe kodin tënd të referimit që të fitosh nga abonimet që sjell.

  • A mund të postoj në gjuhën time?

    Po! Njerëz në dhjetëra vende përdorin Tutoro, ndaj krijo video në gjuhën që të vjen më natyrshëm. Në bibliotekën tonë gjen skenarë në disa gjuhë. Fjala kyçe mbetet e njëjtë, pavarësisht gjuhës së videos.

  • Si i numëroni shikimet e videove?

    Lidh llogarinë tënde në YouTube ose TikTok dhe ne i numërojmë automatikisht shikimet e videove që kanë tutoro.pro në titull ose përshkrim. Për Instagram dhe Facebook, shto linkun e çdo videoje në panelin tënd. Fillon të fitosh nga një video pasi ajo të arrijë 3,000 shikime dhe ta miratojmë.

  • Kur dhe si i marr pagesat?

    Ndiq fitimet në panelin tënd. Sapo të kesh të paktën $20 në dispozicion, kërko t’i tërheqësh përmes PayPal, Wise ose transfertës bankare. Pagesat i kryejmë manualisht, zakonisht brenda pak ditësh pune.

  • A mund të përdor pjesë nga videot e krijuesve të tjerë të përmbajtjes?

    Po, mund të montosh video me materiale nga biblioteka jonë ose me klipe të të tjerëve, nëse ke leje për t’i përdorur. Shto diçka nga vetja dhe përfshi Tutoro në video.

Fillo të fitosh me Tutoro

Xhiro videot e tua, monto klipe ose thjesht ndaj kodin tënd të referimit. Fito nga shikimet që plotësojnë kushtet dhe nga çdo person që fton dhe që abonohet me pagesë. Bashkohu falas dhe nis të fitosh.

Apliko

Lexo kushtet për krijuesit e përmbajtjes